DYLON

Diskutohet mbrojtja e të drejtave të kafshëve dhe ndjekja penale e keqtrajtuesve të tyre

Diskutohet mbrojtja e të drejtave të kafshëve dhe ndjekja penale e keqtrajtuesve të tyre
Avatar photo Redaksia

Me iniciativë të organizatës së shoqërisë civile, përkatësisht Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, gjatë ditës së sotme, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka pritur në takim përfaqësues të kësaj organizate së bashku me aktivisten ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, Hana Noka.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me avancimin e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në aspektin penal, të drejta këto, që mbrohen me legjislacionin në fuqi, ndërgjegjësimin në trajtimin e këtyre rasteve dhe reagimin institucional në ndjekjen penale të të gjithë atyre personave, të cilët cenojnë dhe keqtrajtojnë kafshët në forma dhe mënyra të ndryshme.

EkoHigjiena

Ndërkaq, aktivistja Hana Noka, e cila është edhe regjisore e suksesshme në Hollywood të Kalifornisë, ka treguar për iniciativën e saj në përgatitje të një filmi dokumentar të metrazhit të gjatë, me titull “The Citizen Paw”, që si temë do ta ketë vetdijësimin dhe mbrojtjen e mirëqenies dhe të drejtave të kafshëve në Kosovë.

Në fund, palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që mbrojtja e të drejtave të kafshëve të marrë vëmendjen e duhur të institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.