DYLON

Diskutohet mbi qeverisjen e mirë, etikën dhe llogaridhënien

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ = Në kuadër të projektit “ Promovimi I Kodit te Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës ne Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës në Prishtinë dhe të zbatuar nga OJQ NetworkofPeaceMovement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore ka organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi qeverisjen e mire, etikën dhe llogaridhënien në nivel lokal në Kamenicë.

Ne këtë tryeze Drejtoresha e OJQ-së, NOPM Besime Tusha, njëherë edhe projekt menaxherja e projektit, ka prezantuar raportin mbi te gjeturat e anketimit lidhur me kënaqësinë e qytetarëve ndaj shërbimeve publike komunale dhe përgjegjësitë e komunës , si dhe ka prezantuar draft kodin e etikës për të zgjedhurit e popullit.

EkoHigjiena

“Qëllimi i kësaj tryeze është të rrisë vetëdijen e publikut dhe fuqizimin e etikës publike në nivel lokal si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, krijoj mundësi për informacione te qasshme për publikun dhe te siguroj se procesi i vendim-marrjes komunale te jete sa ma transparent dhe i përgjegjshëm”, ka thënë Tusha.

Raporti nga gjetja e anketimit te kryer me qytetarët e komunës se Kamenicës, është kryer nga vullnetaret e OJQ Rrjeti i LëvizjesPaqësore (NOPM) me rreth 100 qytetar te komunitetit Shqiptar,Serb dhe Romë, qëllimi i këtij studimi-anketimi ka qenë matja e shkallës e kënaqësisë së qytetarëve ndaj shërbimeve publike komunale dhe përgjegjësitë e komunës .

Sipas te gjeturave te hulumtimit ende vërehet se qytetaret nuk janë ne dijeni dhe te informuar lidhur me punën e komunës ne përgjithësi si breng me e madhe e qytetareve mbetet përformanca e kuvendit komunal, varfëria dhe shërbimet e dobëta te kujdesit shëndetësor, rreth 80% te anketuarve janë përgjigjur se autoritet komunale mund ti zgjedhin problemet e komunës me një përkushtim më të madh te administratës dhe kuvendit komunal.

Sa i përket punës te Kuvendit Komunal dhe Komitetit për Politik dhe Financa të anketuarit nuk janë shumë të informuar lidhur me obligimet dhe detyrat e anëtarëve te kuvendit si pasoje e mos informimit se çka realisht ndodhe ne seancat e kuvendit komunal.

Sipas pjesëmarrësve raporti nga gjetja e anketimit te kryer me qytetarët e komunës se Kamenicës, është një raporte gjithëpërfshirës, shumica e debatuesve kanë dhënë mendimet e tyre duke mos munguar edhe kritikat mbi te gjeturat e këtij raporti ./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.