/2L ONLINE/ – Organizuar nga Komuna e Vitisë sot është mbajtur diskutimi publik lidhur me propozim rregulloren për organizimin e korrje-shirjeve në këtë komunë. Me këtë rast para qytetarëve, fermerëve, autokombanjërëve dhe të gjithë të interesuarve të tjerë u bë prezantimi i kësaj propozim rregullore e cila si qëllim kryesor ka organizimin së më të mirë të fushatës korrje-shirjeve në Komunën e Vitisë.
Gjatë këtij takimi është hapur edhe një debat lidhur me propozim rregulloren në fjalë ku të pranishmit kanë parashtruar pyetjet, sugjerimet por edhe vërejtjet e tyre. Gjatë këtij takimi disa fermerë dhe autokombanjërë kërkuan që të vendosët një taksë komunale për auto kombanjërt që nuk janë nga kjo komunë dhe që ushtrojnë veprimtarin e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Vitisë.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur rreth rregullores në fjalë ndër tjerash theksoi se ajo ka kaluar nëpër të gjitha instanca që të dal sot në diskutim publik. Ai kërkoj nga të pranishmit që të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre duke thënë se ato janë të mirëseardhura.
“Të gjitha ato vërejtje që më të vërtetë janë të arsyeshme do të inkoperohen në këtë rregullore e cila më pas do të shkoj për procedim të më tutjeshëm në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal ku do të dal në votim. Interesimi dhe vërejtjet e juaj i mirëpresin në ballafaqimet që ju mund të haseni në ushtrimin e veprimtarisë së juaj, dhe besoj se jemi në kohë që këtë fushatë të korrje-shirjeve të presim në mënyrën më të mirë të mundshme” u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Ndërkaq Fadile Demelezi nga Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural ka prezantuar propozim rregulloren në fjalë duke treguar hollësisht rreth përmbajtjes së saj.
Gjatë këtij takimi është hapur edhe një debat lidhur me propozim rregulloren në fjalë ku të pranishmit kanë parashtruar pyetjet, sugjerimet por edhe vërejtjet e tyre.
Gjatë këtij takimi disa fermerë dhe autokombanjërë kërkuan që të vendosët një taksë komunale për autokombanjërt që nuk janë nga kjo komunë dhe që ushtrojnë veprimtarin e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Vitisë.
Përndryshe propozim rregulloren në falë mund të lexoni në uebfaqën zyrtare të komunës së Vitisë kk.rks-gov.net/viti në rubrikën shpalljet- propozim vendime dhe rregullore.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira./2L ONLINE/