DYLON

Diskutohet mbështetja institucionale për themelimin e Shoqatave të Pronarëve

Diskutohet mbështetja institucionale për themelimin e Shoqatave të Pronarëve
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me shefin e kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit Komunal për Inicimin dhe Ndihmën ndaj Pronarëve të Ndërtesave në Bashkëpronësi për Krijimin e Shoqatave të Pronarëve.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rolin, përgjegjësitë dhe aktivitetet e komisionit, me fokus të veçantë në mbështetjen e pronarëve të ndërtesave në bashkëpronësi për inicimin dhe themelimin e shoqatave të pronarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

EkoHigjiena

Nënkryetarja Bajralija theksoi rëndësinë e themelimit të këtyre shoqatave për identifikimin e problemeve me të cilat përballen pronarët e ndërtesave në bashkëpronësi, si dhe për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e përbashkët të objekteve.

Nga ana tjetër, shefi i kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, nënvizoi mbështetjen e Komunës së Kamenicës ndaj këtij procesi, duke theksuar se institucionet komunale do të jenë të përkushtuara për ta zhvilluar atë në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese që të gjitha palët e përfshira të dalin të kënaqura.

Kurse kryesuesi i Komisionit, Durim Biqkaj, u shpreh se komisioni në bashkëpunim me anëtarët e tij është i përkushtuar që përmes takimeve, dëgjimeve publike dhe asistencës direkte, t’u ofrojë pronarëve udhëzime praktike dhe mbështetje ligjore për krijimin e shoqatave të pronarëve, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të problemeve të mundshme në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.