DYLON

Diskutohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës

Diskutohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Në këtë takim me ftesë të U.D. Kryeprokurorit Kelmendi morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, respektivisht zëvendësdrejtor i Policisë, z. Fehmi Hoti dhe Drejtori i Divizionit të Hetimeve të Krimit, z. Fatos Makolli.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, si dhe u potencua se ky bashkëpunim duhet avancohet tutje, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të hetimin e veprave penale.

Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan që të ketë takime të rregullta në mes të krerëve të dy institucioneve Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.