Diskutohet bashkëpunimi për shërbimet shëndetësore ndaj të burgosurve
Në Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është pritur sot një delegacion nga Danimarka, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e shëndetësisë.
Drejtori i spitalit, Afrim Cana, u ka uruar mirëseardhje përfaqësuesve danezë, duke theksuar njohjen dhe vlerësimin për bashkëpunimin e shtetit danez me Kosovën.
“Ne tashmë kemi përvojë të gjatë në mënyrën se si funksionon procesi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për personat e burgosur. Si spital i përgjithshëm, ofrojmë shërbime për të gjithë pacientët që kanë nevojë, ndërsa për të burgosurit zhvillojmë procedura më specifike, por pa dallime në ofrim të shërbimeve,” ka deklaruar Cana.
Gjatë takimit, delegacioni danez njoftoi se është në proces të ofrimit të disa shërbimeve specialistike brenda hapësirave të burgut, megjithatë duke e konsideruar spitalin si të domosdoshëm për trajtimin e rasteve të caktuara.
Vizita u shfrytëzua për të diskutuar mbi mënyrën e zhvillimit të procedurave dhe koordinimit të mëtejmë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së kujdesit për të gjithë pacientët. /2LONLINE/
