Gjilan – (2LONLINE) – Prof.dr.sc.Arben Dërmaku, U.D. i Rektorit të Universitetit të Gjilanit dhe bashkëpunëtori i tij, Flamur Hyseni u pritën në takim nga Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli.
Temë diskutimi në takim ishte bashkëpunimi i Universitetit të Gjilanit me Ministrinë e Diasporës dhe shqyrtimi i mundësive për të ofruar programe integruese për të rinjët e diasporës që në shumicë të madhe vijnë nga rajoni i Anamoravës.
Në takim u shkëmbyen disa ide lidhur me integrimin e mërgatës, si për të rinjët ashtu edhe për kuadrin profesional.
Në takim u konfirmua se në një të ardhme të afërt do të nënshkruhet një Memorandum mirëkuptimi mes dy institucioneve për të mbështetur institucionalisht bashkëpunimin dhe ofrimin e mundësive përmes programeve të ndryshme edukative, kulturore dhe shkencore. /2LONLINE/