Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me Udhëheqësin e komponentës së projektit DEMOS që merret me auditim social, Drilon Shala, dhe Drejtorët Uran Berisha, Zotrim Kastrati, Ardita Dërmaku, kanë mbajtur një takim me qytetarë të Kamenicës, pjesëmarrës në auditim social.
Në këtë takim është diskutuar rreth të gjeturave të procesit të auditimit social, në kuadër të platformës CiviKos, e cila ka për qëllim auditimin e disa projekteve që janë në realizim në disa komuna, ku procesi i auditimit është bërë nga qytetarët.
Ndër të tjera në takim është diskutuar faza përfundimtare, të gjeturat dhe përvoja e bashkëpunimit mes Komunës dhe DEMOS-it. /2LONLINE/