DYLON

Diskutohen prioritetet buxhetore, arsimi, shëndetësia dhe prokurimi

Diskutohen prioritetet buxhetore, arsimi, shëndetësia dhe prokurimi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me nënkryetaren Arta Bajralija kanë mbajtur mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive komunale ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme për funksionimin e administratës komunale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në këtë mbledhje në rend dite ishin disa pika që lidhen me planifikimin buxhetor, arsimin, shëndetësinë, prokurimin publik dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e Komunës.

EkoHigjiena

Ndër pikat e shqyrtuara ishin drejtimi i prioriteteve buxhetore për vitet 2027–2029, përkatësisht analiza e Qarkores Buxhetore dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), si dhe raporti për përmbylljen e festivalit “Kamenica Summer Fest”.

Po ashtu është diskutuar për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ndryshimet e përshpejtuara nga ana e disa prindërve dhe çështjet që lidhen me vendbanimin e tyre, menaxhimin e pushimeve mjekësore nga stafi arsimor, si dhe pajisjen e stafit arsimor me certifikata shëndetësore nga QKMF-ja.

Në sektorin e shëndetësisë është shqyrtuar edhe Draft-Projekti i kontrolleve sistematike për vitin 2026 – 2027, ndërsa pjesë e diskutimeve ishin edhe inicimi i procedurave të parapara në planin e prokurimit publik dhe lista e delegimeve.

Në mbledhje janë trajtuar çështje të tjera të rëndësishme për punën dhe koordinimin ndërmjet drejtorive komunale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.