DYLON

Diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin efikas të Gjykatës, dega në Viti

Diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin efikas të Gjykatës, dega në Viti
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arjeta Sadiku, priti sot në takim gjyqtaren mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Blerina Jakupi-Ramadani.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin efikas të degës në Viti, sfidat aktuale me të cilat përballet sistemi gjyqësor, si dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve gjyqësore për qytetarët.

EkoHigjiena

Zëvendëskryesuesja Sadiku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave, duke vlerësuar se një koordinim i tillë kontribuon në forcimin e efikasitetit, transparencës dhe besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Nga ana e saj, gjyqtarja mbikëqyrëse Jakupi-Ramadani shprehu përkushtimin për përmirësimin e proceseve brenda degës së gjykatës, si dhe gatishmërinë për të mbështetur të gjitha proceset e rëndësishme që synojnë avancimin e punës së gjykatave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.