DYLON

Diskutohen aktivitetet e përbashkëta në mes të KPK-së dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

Diskutohen aktivitetet e përbashkëta në mes të KPK-së dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, priti në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power dhe ekspertët e projektit KOSEJ, Emmanuel Baron dhe Stephanie Lefeuvre.

Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm për zbatimin e fazës së tretë të projektit KoSEJ. Meqenëse, projekti është në fazën fillestare, në këtë takim u diskutuan edhe aktivitetet e përbashkëta, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, duke përdorur metodologjinë e CEPEJ-it.

EkoHigjiena

Kryesuesi Jetish Maloku falënderoi me këtë rast Këshillin e Evropës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sistemit prokurorial në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, duke potencuar se sa u përket indikatorëve të CEPEJ-it, momentalisht, përmes SMIL-it është duke vazhduar faza e testimit të raporteve të thjeshta statistikore. Gjithashtu, me ekspertët e projektit KOSEJ është duke u punuar për hartimin e modulit për gjenerimin e raporteve të avancuara, në të cilat do të përfshihen indikatorët e CEPEJ-it.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Zyrës së Këshillit të Evropës dhe ekspertët e këtij KOSEJ janë shprehur se mirëpresin zgjerimin e bashkëpunimit me sistemin prokurorial dhe janë të gatshëm që së bashku t’i diskutojnë aktivitetet e përbashkëta, në të cilat përfshihen Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.