DYLON

Diskutimin publik me komunitetin serb të Binqës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama ka mbajtur dje diskutimin e fundit publik me komuniteti serb në fshatin Binqë të Vitisë dhe atë me qëllim që edhe ky komunitet të jetë pjesë e hartimit të buxhetit komunal për vitet 2016-2018 konkretisht të listës për investime kapitale.

Gjatë këtij takimi Drejtori Rama gjatë këtij takimi i ka njoftuar banorët e këtij lokaliteti rreth buxhetit aktual por edhe për vitin në vijim procedurave dhe ndarjen e saj në kategoritë e ndryshme ekonomike. Në pjesën e dytë të këtij takimi banorët kanë parashtruar kërkesat dhe nevojat e tyre e ndër më të rëndësishmet ishin: përforcimin e kapaciteteve të ujit, rregullimin e rrugës me zhavorr që lidhë Binqën me Beguncën por edhe disa kërkesa të tjera.

EkoHigjiena

Përndryshe gjatë këtij muaji Komuna e Vitisë ka mbajtur 20 diskutime publike, 16 me banorë të lokaliteteve të ndryshme dhe 4 me kategoritë të ndryshme të shoqërisë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.