DYLON

Diskutimi publik për buxhetin ka vazhduar në Pozheran e Tërpezë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Diskutimet publike për planifikimin e buxhetit për vitin 2016-2018, janë mbajtur në Pozheran dhe Tërpezë, ku banorët kanë paraqitur kërkesat për projektet prioritare në lokalitetet e tyre. Në të dy takimet, drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, njoftoi për buxhetin komunal dhe procedurat e miratimit tij.

Ndërsa Hasan Aliu zv.kryetari i komunës së Vitisë ka theksuar angazhimin institucional në ndarjen e drejtë të buxhetit në gjitha lokalitetet sipas prioriteteve që paraqiten nga vetë banorët.

EkoHigjiena

Naim Pira kryesues i Kuvendit komunal të Vitisë, ka thënë se Kuvendi do të marrë hapat ligjor, ndërsa u shpreh se Institucionet do të jenë të angazhuara që edhe përmes donacioneve dhe grandeve qeveritare të arrihet të plotësohen nevojat dhe kërkesat e banorëve që paraqiten.

Madje ai përmendi premtimet në Pozheran që siç tha, janë duke u konkretizuar dhe do të realizohen. Në Pozheran u përmend si prioritet ndërtimi i objektit të shkollës fillore, përfundimi i rrjetit të kanalizimit në të gjitha lagjet, trotuari përgjatë rrugës Pozheran-Viti përbrenda fshatit, mundësia për rregullimin të rrugëve bujqësore etj.
Ndërsa në Tërpezë, kanë kërkuar riparimin e rrjetit të ujësjellësit, rregullimi dhe asfaltimi i disa rrugëve të fshatit që janë në gjendje të keqe, rruga bujqësore Tërpezë-Zhiti, ndërtimi I fushës sportive etj./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.