DYLON

Diskutimi për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, ngjall reagime pozitive

Avatar photo Redaksia

Kërkesa e Ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, të diskutohet edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka ngritur reagime pozitive të shoqërisë civile në këtë zonë.

Gazmend Arifi i Qendrës Europiane të Luginës, ka thënë se është koha që të ndërpritet me deklarata politike dhe të iniciohen veprimet konkrete të dy qeverive për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginë e Preshevës, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Blegzim Kamberi nga Presheva vlerëson të vonuar iniciativën, por ai kërkon nga dy qeveritë plan bashkëveprimi konkret.
Sipas Isuf Memetit nga RTV “Aldi” reflektimet e Edita Tahirit do të duhet të përkrahen nga dy qeveritë shqiptare.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të mbahet në Prishtinë më 3 qershor, në takimin e fundit të mbajtur në Prizren, dy qeveritë simbolikisht patën ndarë nga 50 mijë euro për Qendrën e Maternitetit jashtë spitalorë në Preshevë.

shih videon Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.