DYLON

Diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Komunës së Vitisë

Diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Komunës së Vitisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë dhe UBT mbajtën diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Komunës së Vitisë në disa lokalitete.

Cikli i diskutimeve publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës së Vitisë ka vazhduar edhe gjatë ditës së premte dhe të hënën dhe atë në organizimin e përbashkët të Komuna e Vitisë dhe “UBT – Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor”.

EkoHigjiena

 Këto diskutime publike janë mbajtur të premten në fshatin Gjylekar, Remnik, Radivojcë e Budrikë e Epërme kurse të hënën janë mbajtur në lokalitetet Smirë, Drobesh, Gërmovë e Goshicë.

Në këto takime po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komunë.

Në këto takime kanë marrë pjesë zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedist, Ajet Sallahu dhe prezantimi i këtij dokumenti është bërë nga përfaqësuesit e UBT-së Lyra Bakija e prof.dr.Tomor Qela. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.