Diskutim publik për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për mbrojtjen e mjedisit
/2L ONLINE/ – Organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun sot është mbajtur diskutimi publik për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për mbrojtjen e mjedisit në Komunën e Vitisë. Ku të pranishmit përpos që janë njohur me propozim ndryshimet e saj ata kanë pasur mundësitë që gjatë diskutimit të paraqesin komentet e tyre lidhur me propozim rregulloren në fjalë.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira tha se pas konsultimit të kësaj rregullore në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Kuvendit Komunal është marrë vendim që kjo rregullore të dal në diskutim publik për të marrë mendimet e grupeve të interesit.
Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se diskutimet publike por edhe dhënia e komenteve është shumë e rëndësishme në pasurimin e rregulloreve duke kërkuar nga të pranishmit që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Ndërkaq Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu paraqiti ndryshimet e parapara në këtë rregullore dhe atë për secilin nen të paraparë .
Ai ndër tjerash tha se ky ndryshim dhe plotësim i rregullores po bëhet me qëllim të harmonizimit të saj me udhëzimin administrativ 10/2012 të datës 18.06.2012. Për ndryshe në këtë propozim rregullore janë të paraparë edhe ndryshime në tarifat ndëshkimore, mbrojtje të mjedisit, të llojllojshmërisë bimore etj.
Ndërkaq Alban Sokoli, Zyrtar Komunal në kuadër të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, dha edhe disa sqarime saj për këtë përmbajtjes së propozim rregullores. Ndërkaq gjatë këtij takimi është hapur edhe një diskutim publik ku të pranishmit kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ndërkaq kjo rregullore do të dal edhe për votim në Kuvendin Komunal të Vitisë./2L ONLINE/
