DYLON

Diskutim online rreth përfshirjes së Diasporës në politik-bërje të Kosovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Platforma digjitale, KosovoDiaspora.org do të organizojë një diskutim virtual rreth angazhimit të diasporës si burim të politikë-bërjes në Kosovë dhe Shqipëri.

Takimi do të zhvillohet në mënyrë virtule nëpërmjet Google Hangout, më 6 qershor,2015, duke filluar nga ora 16:00.

EkoHigjiena

Temë e diskutimit do të jetë “Roli dhe Angazhimi I Diasporës si element i rëndësishëm në procesin e politikë-bërjes në Shqipëri dhe Kosovë”.

Liza Gashi, në emër të Kosovodiaspora.org , ka bërë të ditur se ky panel virtual ka për qëllim të bashkojë përfaqësues të ndryshëm që janë pjesë e proceseve politikë-bërëse, aktivizmit si dhe njëherësh anëtarë të shoqërisë civile.

Ajo ka thënë se gjatë debatit do të diskutohen çështje te rëndësishme me karakter të ndryshëm mbi diasporën shqiptare.

Pjesë e panelit-diskutes do të jenë : Vlora Çitaku, Besa Shahini, Avni Mustafaj, Jetmir Bakija, Donika Hoxha, Adi Hoxha, Indira Kartallozi , Nuhi Peci dhe Behar Xharra.

“Kontributi juaj në këtë diskutim do të jetë i rëndësishëm në ngritjen e bashkëpunimit me diasporën duke i kontribuar Shqipërisë dhe Kosovës. Ju mund të na bashkoheni në këtë diskutim përmes link-ut të mëposhtëm:
https://plus.google.com/events/c5pauh8tvjioqhuk0dhacv9fuio”, ka thënë Liza Gashi.

Përndryshe, ajo ka bërë të ditur se organizator i forum-diskutimit është OJQ-ja Germin në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Zyrën për Zhvillime të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrinë e Diasporës së Kosovës (MeD).

Germin është OJQ e cila përdor teknologjinë si trajektore për të bashkuar dhe mbështetur Diasporën Shqipëtare me vendlindjen e tyre. Germin, njëherit është themelues dhe menaxhon www.kosovodiaspora.org, një platformë digjitale informuese mbi angazhimin e Diasporës Shqiptare nëpër botë. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.