DYLON

“Diskutim mbi implementimin e ligjit për përdorimin e  gjuhëve zyrtare  nga organet komunale”

“Diskutim mbi implementimin e ligjit për përdorimin e  gjuhëve zyrtare  nga organet komunale”
Avatar photo Redaksia

Dardanapress  mbanë debatin: “Diskutimi mbi implementimin e ligjit për përdorimin e  gjuhëve zyrtare  nga organet komunale”.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur debatin   lidhur me diskutimin mbi implementimin e ligjit për përdorimin e  gjuhëve zyrtare  nga organet komunale.

EkoHigjiena

Qëllimi i organizimit të debatit  ishte  bashkëbisedimi me strukturat komunale dhe komuniteteve lidhur me implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në debat  kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me implementimin e ligjit për përdorimin e dy gjuhësisë në institucionet komunale në komunën e  Kamenicës.

Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: Rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, vetëdijesimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin e dy gjuhësisë, hartimi i rregullores komunale për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve në nivel komunal, organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese për komunitetet, vendosja e shenjave, njoftimeve dhe tabelave njoftuese komunale në dy gjuhë, rritja e stafit të zyrtarëve për përkthim.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtarja për barazi gjinore, zyrtar nga zyra për komunitete ,zyrtar nga zyra ligjore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.