• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Diskursi i narracionit modern

Redaksia 2LONLINE 15 Qershor, 2022 5 min
 Diskursi i narracionit modern

Xheladin MJEKU

DISKURSI I NARRACIONIT MODERN

/Mehmetali Rexhepi: “KALLINJTË E ÇATISË”,  roman, botoi “Lena” – Prishtinë, 2020/

        Romani “Kallinjtë e çatisë“ i Mehmetali Rexhepit, është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: laryshia tematike, trajtimi i periudhave të ndryshme kohore dhe thellësia e mendimit filozofiko-letrar. Këta katalizatorë e bëjnë të veçantë mbarështrimin tematik që trajtohet në gjithë veprën romanore. Gjatë leximit të kësaj proze, me lehtësi e hetojmë kalimin nëpër ngjarje të ndryshme, që në brendinë e tyre ngërthejnë kujtime të shumta, të cilat, ashtu të shkapërderdhura nëpër periudha të ndryshme kohore, bëjnë të mendojmë se kemi një tufë rrëfimesh, që secila më vete shpërfaq një ndodhi të veçantë. Të rëndësisë së veçantë janë, sidomos, shtruarja tematike, mendimi filozofik dhe diskursi psiko-analitik i ngjarjeve, të përshkuara me figuracione të shumta estetike dhe rrjedhshmëri gjuhësore, që lehtësojnë absorbimin e kësaj materie tregimtare. Bashkëveprimi i këtyre elementeve me shtrirje kohore dhe gjeografike, si dy vegëza të pashkëputura deri në përmbyllje e ndërtojnë këtë prozë romanore. Mendimi i Jorge Luis Borges se “libri është vazhdim i kujtesës dhe i imagjinatës”, e përkufizon këtë vlerësim që në fillim të zbërthimit lëndor të romanit.

        Katër copëzat e kësaj vepre letrare mund të trajtohen edhe si katër grupime esesh, apo edhe si katër novela. Në fakt këto përbëjnë katër skajet e një ngrehine të përbashkët, që si një tërësi e ndërtojnë strumbullarin fabulativ të romanit. Ky ndërtim i ndërsjellë trajton “ngeshëm” situata të ndryshme, duke i plotësuar këto “copëza romani”, që bëjnë tërësinë e “Kallinjëve të çatisë”, prej nga prekim begatinë e këtyre orvatjeve narrative në kohë dhe hapësirë. Qëndresa e gjeneratave të shumta do të veproj parreshtur në shkëputjen e zingjirit të prangave shekullore, që pastaj të kurorëzohet me realizimin e ëndrrave për liri. Kjo do të evoluoj gjatë tërë rrugëtimit prozaik të romanit, për të bërë kupolën e fruteve të një pune në përmasa kombëtare.   

      Romani “Kallinjtë e çatisë” nuk i qëndron besnik ndërtimit klasik tradicional, ku kryepersonazhi në vazhdimësi tërheq ngjarjet drejt pikëqëllimit, rreth të cilit trajtohen ngjarjet e tjera. Shtrirja e gjërë e veprimeve krijon pasqyrën tablore, përmes së cilës parakalojnë ngjarje e personazhe, tërësia e të cilave ndërtojnë kupolën narrative të lëndës prozaike.

       Kjo prozë e modelimit poetik, me narrativë ndryshe nga ajo klasike, që jemi mësuar ta kemi pothuajse çdoherë në romanin tonë, shquhet për veçantitë e saja krijuese, për lëndën përmbajtësore, dendësitetin e shtjellimit, ruajtjen e origjinalitetit dhe mendimit intelektual gjatë  trajtimit të universit letrar.

     Qasja e vëmendshme ndërtimit prozaik dhe zbërthimit të diskursit socio-psikologjik të ngjarjeve bënë të kuptojmë se proza romanore “Kallinjtë e çatisë” për më shumë se një prodhim letraro-estetik, është një prozë me formë dhe ndërtim modern, si trase e një shtegu të ri të çasjes kësaj gjinie prozaike. Origjinaliteti i kësaj proze elitare dokumentohet në çdo rast. Ajo vjen e çiltër, meditative, e paisur me leksikun gjuhësor, me metafora të shumëta, me trope e figuracion të pasur stilistik, që bashkëveprojnë në ndërtimin letraro-estetik të romanit. Universi krijues shumë shtresor, ku frekuenton bota e askujt dhe e gjithkujtë në kontekstin e shtjellimit të ngjarjeve, në kuptimin kreativ të leximit, e bën të veçantë dhe pothuajse ndër të rrallët, në opusin krijues të prozës këtu te ne dhe më gjërë. /2LONLINE/

/Më 9 qershor 2022, nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, u bë përurimi i romanit të autorit Mehmetali Rexhepi. Një fjalë përmbledhëse për romanin e paraqiti shkrimtari dhe nënkryetari i LSHK-së, Xheladin Mjeku./

Etiketa:aktuale Mehmetali Rexhepi rekomandojmë Xheladin MJEKU
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Këshilli Komunal për Sigurinë në Bashkësi e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

27 Qershor, 2022

Policia ushtarake e FSK-së trajnohet nga karabinierët Italian

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com