Skitari kosovar, Drin Kokaj sot ka garuar në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Mirëpo, fati nuk ishte në anën e Drinit, ai pas një gabimi që bëri gjatë lëshimit, u diskualifikua.
Mirëpo garat për Drinin nuk kanë përfunduar këtu ai do të vazhdojë edhe nesër të garoj në sllallom.
Në këto gara për Kosovën do të garonte edhe skitarja Era Shala mirëpo ajo gjatë stërvitjeve në Lozanë e theu këmbën, ku ju pamundësua vazhdimi i garave.