DYLON

Disa zjarre në të njëjtën kohë në territorin e Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në komunën e Kamenicës, përmes Njësisë së Zjarrfikjes, mbrëmë është angazhuar në shuarjen e disa zjarreve malore që kanë kapluar hapësira të mëdha në fshatrat Zajqec e Tygjec.
Drejtori Faik Rexhepaj, ka njoftuar se një zjarr tjetër është lajmëruar afër Qendrës Rinore në Kamenicë, dhe zjarrfikësit që ishin në stacion ishin në vend të ngjarjes duke vënë situatën nën kontroll. ‘’ Jemi duke mobilizuar zjarrfikës të tjerë për të shtuar kapacitetet tona sepse zjarret fushore në Malësi, po rrezikojnë edhe shtëpitë edhe pasuritë e qytetarëve tanë, dhe po bëjmë të pamundurën që këto zjarre të vihen nën kontroll të plotë’’ theksoi Drejtori Faik Rexhepaj. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.