Disa veti të limonit për bukurinë

Një aleat shumë i mirë për bukurinë është limoni, i cili cilësohet si një përbërës shumë i mirë i mirë për pamjen tonë. Pastron poret e lëkurës- Falë vetive të tij nëse aplikohet për disa minuta në lëkurë pastron poret e fytyrës si dhe pikat e zeza. Më tej duhet shpëlarë mirë.

Për zbardhimin e dhëmbëve- Një lugë lëng limoni me pak sodë buke e hedhur në furçën e dhëmbëve apo në një fasho, ndihmon për zbardhimin e dhëmbëve.

Buzë të buta- Para se të bini për të fletur aplikoni në buzë disa pika limoni, më tej shpëlajini në mëngjes. Kjo gjë nuk këshillohet që të bëhet në rastin kur buzët janë të çara.

Flokë të butë dhe me shkëlqim- Limoni i shoqëruar me pak vaj ulliri është një kombinim shumë i mrië për flokë të butë dhe me shkëlqim.

Kundër rrathëve poshtë syve- Pak pambuk me lëng limoni mund të ndihmojë në zhdukjen e rrathëve poshtë syve. Në rast se durohet mund të mbahet deri në 20 minuta.

KOMENTE