DYLON

Disa veprime mund t’i dëmtojnë sytë tuaj

Avatar photo Redaksia

Sytë janë të rëndësishëm për të gjithë dhe është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi. Për disa veprime, të cilat janë bërë të përditshme, ndoshta ende nuk e dimë që ndikojnë keq tek sytë tanë e është mirë t’i shmangni sa më shumë.

Më poshtë lexoni disa nga veprimet që i dëmtojnë sytë.

EkoHigjiena

Përqendrimi i tepruar në celular- Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.

Shikimi i televizorit gjatë natës– Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju. Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për tu përqendruar. Përqendrimi i tepërt bënë që ata të dëmtohen.

Flini me lentet– Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

I fërkoni sytë– Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t’i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.

Nuk ushqeheni shëndetshëm– Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj.

E teproni me grim– Grimi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm.

Nuk flini mjaftueshëm– Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.

Nuk i mbani syzet tuaja (apo syzet e diellit)– Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t’i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem në vitet pasardhëse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.