DYLON

Disa shkolla përfitojnë nga shoqata “Patient Help Fund Kosova” me hapje të puseve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Arsimit në Gjilan, në bashkëpunim me shoqata humanitare nga Dubai, “Patient Help Fund”, që udhëheqet nga Samir Salihu, në Kosovë kanë bërë sot hapjen e puseve në disa shkolla të ndryshme dhe do të vazhdohet edhe me shkolla e çerdhe të tjera, në mënyrë që të ketë sasi të mjaftueshme të ujit për nevoja të shkollës.

Me këtë rast drejtori i drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, ka thënë se kjo shoqatë pas marrëveshjes me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të bëhet hapja e puseve në disa shkolla të cilat nuk kanë burime dytësore të ujit.

EkoHigjiena

“Pas marrëveshjes së kryetarit Haziri dhe kësaj shoqate, sot jemi në terren ku është bërë hapja e pusit të ujit për shkollën “Musa Zajmi”, do të vazhdohet me shkollën “Rexhep Elmazi”, me atë të agrobiznesit nëse ka hapësirë dhe mundësi buxhetore, dhe me dy Institucionet Parashkollore në qytet. Prioritetet janë caktuar për shkollat të cilat nuk kanë burime për mirëmbajtjen e gjelbërimit. Jemi të përkushtuar që ujin e destinuar për pije, të mos përdoret edhe për ujitje apo mirëmbajtje të hapësirave të gjelbra. Janë në listë gjashtë shkolla dhe dy IP “Integj” dhe “Ardhmëria II”, në të cilat është i domosdoshëm intervenimi me anë të hapjes së puseve”, ka thënë drejtori Musa.

Ai më pas ka falënderuar edhe shoqatën nga Dubai dhe udhëheqësin e saj për Kosovë Samir Salihu, duke cilësuar si një veprim jashtëzakonisht të nevojshëm sepse kështu mund të ndikohet në ruajtjen dhe rritjen e ambientit të gjelbërt për fëmijët-nxënësit në shkollat tona. /2L ONLINE/