Këmbët tuaja ju lejojnë që të bëni gjëra të mahnitshme: të vraponi, kërceni, të shkoni kudo me to.Pra, është turp që të mos i kushtoni më shumë vëmendje 26 kockave dhe 100 muskujve tuaj – plus, ligamenteve.Gati 75% e njerëzve raportojnë së paku një sëmundje të këmbëve në vit dhe kjo nuk do të thotë se a jeni atlet apo jo, thotë studimi nga Shoqata Amerikane Mjekësore.
Për t’ju dhënë fund problemeve të zakonshme që djemtë kanë, ne morrëm disa këshilla nga pedikyristi Ray McClanahan.Ai zbulon si të evitohen 5 sëmundjet më të shpeshta të këmbëve dhe mënyrat më të mira për lehtësimin e dhimbjeve.
Dhimbja: fundi i thembrave tuaja
Kjo dhimbje e mprehtë zakonisht ndodhë në fundin e shputës.Ajo vjen nga një inflamacion i grupit të indeve – i quajtur fascia – që shtrihet përgjatë pjesës së poshtme të thembrës suaj dhe lidhet me topin (zogun) e këmbës.Studimet tregojnë se 40% e njerëzve që takojnë pedikyristët, nuk kanë dhimbje apo i lehtësojnë ato, thotë McClanahan.
Një rast kronik i shputës mund të kthehet në sëmundje – ku indet nuk janë përflakur por në të vërtetë janë degjeneruar për shkak të stresit të përsëritur.Ju do të ndjeni dhimbje më pas kur të zgjoheni ose kur të uleni.
Shkaqet: Vrapuesit dhe atletët shepsh marrin sëmundje të shputës për shkak të trajnimit të tepruar, veçanërisht në qoftë se ata ngjiten, bëjnë ngjitje në kodra dhe pastaj e luajnë kyçin e këmbës për shkak të hapit të madh. Por këpucët mund të jenë shkak gjithashtu.Këpucët e mëdha detyrojnë gishtin tuaj të madh të vihet në një pozitë të zgjatur.Kjo shkakton që muskuli i cili kontrollon gishtin tënd të madh të tërheqë këmbën tuaj në mënyrë jo natyrale, që kufizon rrjedhjen e gjakut në fundin e këmbëve tuaj, thotë McClanahan.Me kalimin e kohës kjo do të ju dërgojë në sëmundje të shputës.
Ndihma për dhimbjen: Jepni vetes një masazh duke e sillur një top golfi apo duke vendosur një shishe të ftohtë uji nën këmbën tuaj.Kjo heq inflamacionin.Ju gjithashtu mund të futni një copë të butë në këpucën tuaj, duke shkurtuar ligamentin e shputës dhe duke bërë shpërndarjen e presionit nga zonat e trazuara.Nëse këpuca juaj ka një lloj shiriti që ndodhet prapa te shputa, largojeni atë dhe lejoni këmbën tuaj që të çlirohet në mënyrë natyrale.
Dhimbja: gishti i madh
Keni skuqje, ënjtje, apo një forcim në maje të gishtit tuaj të madh? Ju shepsh do të vëreni një dhimbje në bazën e jashtme të këmbës për shkak të ënjtjes.Shkaqet: Trashëgimi mund të jetë faktorë.Shanset janë nëse babai juaj ka këto probleme, ju do të trashëgoni formën e tij të çuditshme në këmbë dhe do t’i merri ato gjithashtu.Të mbathësh këpucë me toja të shtrënguara në shputë mund të përkeqësojë problemin.
Ecja, vrapimi, ose ushtrimi më këpucë të këqija, aplikon presion të përbashkët.
Ndihma për dhimbjen: Dhimbja akute mund të trajtohet me akull dhe me anti-inflamatorë.Në qoftë se ky është një problem në rritje, mbathni këpucë të gjera sepse ndihmojnë që gishtrinjët tuaj të jenë më të rehatshëm.