Dihet mirëfilli se populli, shoqëria, shteti, kombi, vendi, është shprehje që ka një trajtim bukur të gjerë.
Shkruan: Hasan Raif Hasani
Por unë po aksentoj disa mendime të shumë dijetareve qe flasin për popullin:
*Një popull të arsimuar është lehtë ta udhëheqësh, por është vështirë t’i grahsh si kafshës kah i teket pushtetarit, është lehtë ta qeverisësh, por e pamundur ta skllavërosh.
* Mund t’i pengosh popujt të mësojnë, por është e pamundur t’i detyrosh të harrojnë atë që kanë mësuar.
*Mund ta mashtrosh një pjesë të popullit përherë, mund ta mashtrosh tërë popullin për një kohë, por është e pamundur të mashtrosh tërë popullin përherë.
*Premtimet i harrojnë sundimtarët, por populli nuk i harron kurrë.
*Të korruptosh një popull për një kohë të gjatë është e pamundur, por mund ta mashtrosh për një kohë.
*Syri i popullit është i shenjtë.
*Nuk mund të ketë fatkeqësi më të madhe për një popull se sa lulëzimi i ngritur mbi keqbërje e korrupsion.
* Gabojnë ata që mendojnë se një popull i hedhur në revolucion mund të mposhtet lehtë, përkundrazi është ai që do të korr fitore. /2LONLINE.com/