DYLON

Disa lokalitete në Viti shpallen sërish vatra të përhapjes së infeksionit

Disa lokalitete në Viti shpallen sërish vatra të përhapjes së infeksionit
Avatar photo Redaksia

Ministria e Shëndetësisë serish shpallë lokalitetet Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rrugën e “UÇK” në Viti si vatra të përhapjes së infeksionit.

Komuna e Vitisë ka pranuar një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në të cilën sërish lokalitet : Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj (Gjylekar), Goshicë dhe Rruga “UÇK” në qytetin e Vitisë, janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit, ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar, njoftojnë drejtuesit e Komunës së Vitisë.

Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.