Zgjimi herët në mëngjes është një mënyrë e mirë për të filluar ditën. Këtu janë disa këshilla për të përballuar zgjimin herët në mëngjes. Shkoni në shtrat më herët: Ndoshta faktori më i madh i vështirësimit të zgjimit në mëngjes është privimi i gjumit. Nëse ju jeni në internet deri natën vonë ose shikoni seri, është koha për të ndryshuar këtë zakon. Një sjellje e tillë nuk sjellë asgjë të mirë, ai thjesht nuk ju ndihmon.
Bëni një rutinë: Trupi juaj pëlqen rutinën. Për këtë arsye, ne jemi gjithmonë të uritur në të njëjtën kohë të ditës. E njëjta gjë vlen edhe për gjumin. Nëse ju e ktheni në rutinë, është shumë më e lehtë që të zgjoheni herët në mëngjes.
Reduktoni futjen e kafeinës: Më pak kafeina do të thotë që ju nuk do të jeni një buf nate. Fusni më pak kafeinë në trupin tuaj dhe ju menjëherë do të vini re ndryshimin në shprehitë tuaja në lidhje me kohën që ju të shkoni në shtrat.
Mbani motivimin: Gjeni një arsye të mirë për tu zgjuar herët në mëngjes. Ushtrimi është një fillim i mirë dhe një arsye e mirë për tu zgjuar nga shtrati. Ushtrimi në mëngjes do të sigurojë energji shtesë gjatë ditës, kështu që filloni me ushtrime të mëngjesit dhe gjërat do të jenë shumë më të lehta.