DYLON

Disa fermerë vitias përfitojnë fidane të Mjedrës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ne bashkëpunim me organizatën IKC ka filluar me shpërndarjen e fidanëve të Mjedrës, 15 fermerë të Komunës së Vitisë janë përfituese të këtyre fidaneve që cilësohen si të mjaftueshëm për mbjelljen një sipërfaqe prej 10 ari tokë për fermerë përfitues.

Në shpërndarjen e fidanëve të Mjedrës ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ndër tjerash tha se Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat e tjera do të shikoj të gjitha mundësitë që të ndihmojë fermerët vitias me fidane te Mjedrës pasi sipas tij, Mjedra është mjafte profitabile dhe se në komunën e Vitisë ka kushte të përshtatshme Agro klimatike dhe tokësore për zhvillimin e kësaj kulture.

EkoHigjiena

Ekrem Bajram, Drejtor ekzekutiv i Organizatës IKC falënderoj përfaqësuesit e Institucioneve Komunale për bashkëpunimin e tyre rreth këtij projekti. Ndërkaq Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,

Veton Ademi tha se Komuna e Vitisë në vazhdimësi është interesuar të ndihmoj fermerëve brenda mundësive që ka ndërkaq tha se gjatë këtij projekti ju është dhënë përparësi grave fermere pasi që shumica e përfituesve të ditës së sotme janë pikërisht femra. /2L ONLINE/