DYLON

Disa fakte që nuk i keni ditur për dhëmbët

Avatar photo Redaksia

Smalti ose pjesa sipërfaqësore e dhëmbit është substance organike me e fortë në trup.

Vetëm në hapsirën e gojës ndodhen mbi 300 lloje të bakterieve.

EkoHigjiena

Një person i ritur kalon një kohë rreth 47 sec për ti pastruar dhëmbët edhe pse e dim që për pastrimin e dhëmbëve duhet të shpenzojm kohë 2 -3 min.

Femrat buzeqeshin më shumë dhe atë 62 herë në ditë ndërsa meshkujt vetëm 8…

Vetëm gjatë një buzeqeshje aktivizohen rreth 33 muskuj të fytyrës.

Brusha e parë është prodhuar në vitin 1938,ndësra në Kinën e lashtë brushat kan qenë të përbëra prej fijeve që i merrnin nga kafshët.

Në vendet e gadishullit Arabik në vend të brushave është përdorur misvaku,ku edhe sot e kësaj dite përdoret,që në fakt shërben si pastë dhe brushë njëkohësisht.

Njerzit kalojn përafërsisht 38,5 ditë të jetës së tyre duke i larë dhëmbët.

Gjëndrat pështymore gjatë jetës së njeriut prodhojn afër 23600 litra pështym që është e barabart me vleren e një pishine noti e mbushur ne ujë.

Shumë sëmundje të përgjithshme pasyrohen edhe në hapsiren gojore.

Vendi ku qëndron brusha duhet të jetë 2-3m largë nga tualeti,pasi ka mundësi që të kontaminohet.

Nuk është shumë e preferuar që pjesa e sipërme e brushës të mbulohet me kuti pasi paraqet mjedis adekuat për tu zhvilluar bakteriet.

Sot mbi 40% e të moshuarve mbi 65 vjet nuk i kanë 1/3 e dhëmbëve,vlen për vendet e zhvilluara,ndërsa në vendet në zhvillin dhe të varfera kjo arrin 2/3.

Dhëmbi më i madhë që është nxjerr ka pasur gjatësin 3.2cm i regjistruar në librin e rekordeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.