Disa drejtorë mund të mos jenë më në atë pozitë pas 15 janarit!
(2L ONLINE) – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pranuar mbi vete “fajin” e vonesës kur është në pyetje formatizimi i qeverisjes komunale, i paralajmëruar e i ripërsëritur nga vet ai, qysh muaj më parë. E njëjta gjë vlen edhe për rishikimin e partneritetit të koalicionit qeverisës. Megjithatë ai tha se definitivisht do të jetë 15 janari kur do të kemi edhe qeverisje të riformatuar, por edhe koalicionin e rishikuar.
I pyetur nga Portali 2L ONLINE, për këtë çështje, Haziri tha se me disa partnerë të koalicionit veç janë kryer konsultimet dhe kanë mbetur të definohet kjo çështje edhe me disa partnerë tjerë dhe se shpejtë do të rikonfirmohet bashkëqeverisja,
“Do të përfundojë konsultimet e fundit me partnerë të koalicionit. Mbrëmë i kam përfunduar me disa prej tyre. Kam dashtë të përfundoj këtë vit, por nuk kam mundur të konsultohem edhe me dy subjekte politike, partnere të koalicionit deri më tani dhe më është dashur ta shtyjë. Por, ajo që është më kryesore, ne, me shumicën e partnerëve e kemi konfirmuar vullnetin për të vazhduar bashkëqeverisjen. LDK ja nuk ka arsye të mëdha të pres asnjë grupim politik tjetër për partneritet pasi ekziston një shumicë solide, një shumicë e qëndrueshme në Kuvendin e Komunës së Gjilanit. Ajo që ne dëshirojmë është që të ruajmë partneritetin, pavarësisht kostos që e ka në qeverisje”, ka thënë Haziri.
Ndërsa i pyetur për riformatizim të përbërjes qeverisës, për të cilën gjë kishte potencuar disa herë se do ta bëjë, Haziri tha se kur është në pyetje riformatizimi i qeverisjes, do të jetë 15 janari data definitive kur do të qartësohet edhe kjo çështje.
Taksirati i drejtorëve aktual të qëndrojnë “nën ethe”, deri në këtë datë, pasi kryetari Haziri ka pranuar faktin se ka drejtorë që nuk ja kanë mbushur syrin, pasi ka thënë se disa drejtorë nuk i kanë përmbushur objektivat e parapara, Ai nuk ka qenë konkret se cilët do të jenë ata drejtorë që mund të ndërrohen, por se burimet tona thonë se Haziri nën llup i ka së paku katër drejtor, që pas datës 15 janar edhe mund të mos jenë në ato pozita.
“Ndryshimi i statutit ka bërë që Bordi i Drejtorëve të jetë më i vogël Riformatimi është i domosdoshëm dhe ka mu bë në bazë të perforamcën së drejtorëve. Ka drejtor që i ka arrit objektivat dhe ka drejtor që nuk i ka arritur ato edhe pse në mënyrën e tij ka punua në realizimin e detyrave, por nuk i ka arrit ato e as pritjet e mia”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, mbetet të shihet se sa është serioz kësaj here kreu i komunës Lutfi Haziri me përcaktime të datave, pas ai edhe më parë e kishte bërë një gjë të tillë, duke përcaktuar afate konkrete, kur është në pyetje formatizimi i qeverisë lokale, porse, më pas nuk i kishte mbetur besnik fjalëve të tija, pasi tejkaloheshin ato data.
Duhet pritur 15 janarin, për t’i parë veprimet konkrete të kreut të komunës për të parë të definuar qeverisjen e re, duke përfshirë në të edhe emërimin e drejtorëve të Kulturës, Sportit, e Rinisë, e cila me statutin e ri, janë njësi në kuadër të zyrës së kryetarit, e jo më Drejtori në vete siç ka qenë deri më tani. /2L ONLINE/
