DYLON

Diplomuan mjekët e parë të FSK-së në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi

Diplomuan mjekët e parë të FSK-së në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Shkencave Mjekësore, gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, u mbajt ceremonia solemne e diplomimit ku në mesin e 112 studentëve, diplomuan edhe katër kadetë të FSK-së, ku pas gjashtë vjet studimesh morën titullin Doktor i Përgjithshëm si dhe gradën ushtarake Nëntoger, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrotjes.

 I pranishëm në ceremoni ishte edhe Atasheu i Mbrojtjes në Ankara, kolonel Bekim Osmani, i cili në emër të ministrit të Mbrojtjes z. Armend Mehaj dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore për mbështetjen që ky institucion ka dhënë dhe vazhdon të jep për FSK-në.

EkoHigjiena

Me këtë sukses, FSK-së i shtohen kapacitetet profesionale mjekësore ushtarake në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbështetjes operacionale, thuhet në njoftim /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.