DYLON

Diplomon gjenerata e dytë në Kursin për Rreshter Major

Diplomon gjenerata e dytë në Kursin për Rreshter Major
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e dytë e edukimit në këtë nivel.

Forca e Sigurisë është ndërtuar dhe po edukohet mbi bazën e vlerave dhe standardeve më të larta të Ushtrisë Amerikane.

EkoHigjiena

Shkolla e Nënoficerëve në KDS ka realizuar me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve.

Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj, në emër të komandantit të FSK-së i uroi të diplomuarit për sukseset e arritura gjatë shkollimit dhe falënderoi të pranishmit.

Trembëdhjetë nënoficerët e diplomuar do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.