DYLON

Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, më 11.07.2025, në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u mbajt ceremonia e diplomimit të ‘Gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës’, gjeneratë kjo me kadetë të të dy gjinive dhe të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Me praninë e tyre këtë ceremoni e nderuan personalitete të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.

EkoHigjiena

Krerët institucionalë iu drejtuan të pranishmëve me nga një fjalë, duke i uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe iu dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore.

Në përfundim të ceremonisë u bë ndarja e certifikatave për kadetët policorë, si dhe u bë betimi zyrtar nga të gjithë të diplomuarit e kësaj gjenerate. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.