DYLON

Diplomojnë maturantët e dy shkollave të Gjilanit

Diplomojnë maturantët e dy shkollave të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të maturantëve të shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati” dhe shkollës së mesme të muzikës.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar dhe falënderuar nxënësit e këtyre shkollave për angazhimet e performancat në kohë pandemie.

EkoHigjiena

“Ju falënderoj për rolin tuaj si nxënës në angazhime komunitare, për performancën në ballkonin e konviktit, për performancën online në kushte pandemie, për vizatimet dhe logot që ia keni dhënë Komunës gjatë dy viteve shkollore të vështira si pasojë e pandemisë COVID-19. Ju po e mbyllni maturimin me dy pamundësi, mbrëmja e përbashkët e maturës dhe ekskursioni që është pjesë e kurrikulës. Ju keni lënë gjurmë në arsimin gjilanas dhe ju uroj suksese në fillimin e ri”, ka thënë Haziri.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, tha sot është ndjenjë e veçantë të jenë bashkë në këtë moment ku bëhen bashkë fundi dhe fillimi.

“Fundi i rritës suaj të suksesshshme si të rinnj dhe kurorzmi ceremonial sot, si dëshmi e sukseseve tuaja dhe besimit të të gjithvë neve në ju”, ka thënë Gagica.

Në emër të të gjithë maturantëve të të dy shkollave ka folur Vjollcë Osmani, e cila se kjo ditë është veçant pasi po e përmbyllin një proces, për të vazhduar një tjetër të rrugëtimit jetësor.

Në këtë ceremoni, kori i shkollës së muzikës ka intepretuar para të pranishmëve disa pika korale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.