DYLON

Diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve

Diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve
Avatar photo Redaksia

Në kazermën ushtarake ,,Goce Dollçev” të Shkupit, u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj nga Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Nga FSK-ja diplomuan dy kadetë(një nga radhët e komuniteti serb e tjetri nga ai boshnjak) si dhe dhanë betimin edhe dy kadetë të rinj, po nga radhët e komuniteteve.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, znj. Radmilla Sheqerinska, komandanti i Akademisë Ushtarake kolonel Orce Popovski, familjarë të kadetëve, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, të Ministrisë për FSK-në, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Azemina Qullum-shefe e Zyrës për Komunitete, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë të pranishmit i përshëndeti ministrja Radmilla Sheqerinska, kurse në emër të Ministrisë për FSK-në, Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete e cila ndër të tjera tha: “Jam e privilegjuar që në emër të ministrit Rrustem Berisha dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës të ju përshëndes, në këtë ngjarje me rëndësi me rastin e diplomimit me sukses kadetëve të rinj”. Ajo, gjithashtu ka përshëndetur edhe stafin e Akademisë së Mbrojtjes, për kontributin e dhënë në shkollimin e kadetëve të rinj.

EkoHigjiena

Znj. Qullum gjithashtu ka uruar edhe kadetët e FSK-së, nga radhët e komuniteteve, të cilët me sukses kryen akademinë duke thënë: “Kjo është edhe një dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm të dyja ministrive tona për ndërtimin e paqes dhe qetësisë në rajon”. Duke iu drejtuar kadetëve të diplomuar të FSK-së, ajo tha: “Kadetë të diplomuar, gjatë shkollimit tuaj ju keni treguar sukses, dhe keni dhënë një zotim të madh dhe përkushtim profesional për t’u bërë oficerë të përgatitur mirë. Këtë e keni arritur dhe unë ju përgëzoj!”

Ndërsa, në Ambasadën e Kosovës në Shkup, në prani të konsullit të Republikës së Kosovës z. Agim Krasniqi, gjeneralit Enver Cikaqit, zyrtares së MFSK-së, znj. Azemina Qullum e të oficerëve të lartë të FSK-së dhe të Akademisë së Maqedonisë, dhanë betimin dy kadetët e rinj të FSK-së, pjesëtarë të komuniteteve, të cilët për katër vite do t’i vazhdojnë studimet në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.