DYLON

Diplomojnë 18 Kadetë të FSK-së

Diplomojnë 18 Kadetë të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë bënë betimin 18 kadetë, që u diplomuan në Qendrën për Studime Universitare pranë Akademisë së Mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët përfunduan me sukses studimin katër vjeçar në fushën ushtarake dhe përgatitjen profesionale pranë Universitetit Amerikan në Kosovë (RITK).

Ceremonia e diplomimit të kadetëve filloi me raportimin para udhëheqësve të lartë, ku të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i udhëheqësve ushtarakë dhe civilë, përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partnerë ndërkombëtarë. Kadetët e gjeneratës 2025 dhanë betimin solemn dhe morën gradën e nëntogerit duke u bërë udhëheqësit më të rinj për t`i shërbyer me nder dhe dinjitet atdheut. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.