DYLON

Diplomoi në Akademinë Kombëtare të FBI-së Kapiteni i Policisë së Kosovës

Diplomoi në Akademinë Kombëtare të FBI-së Kapiteni i Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në vazhdën e zhvillimit dhe avancimit profesonial të përsonelit policor në fushën e zbatimit të ligjit, bashkëpunon ngushtë me agjencione të ndryshme të sigurisë, përfshirë edhe me FBI-në.

Kësaj radhe në Akademinë Kombëtare të FBI-së diplomoi Kapiteni i Policisë së Kosovës Visar Shala, i cili mori pjesë në Sesionin e 299-të, e të cilin e përfundoi me sukses. Ceremonia e diplomimit u mbajt më 17 shtator 2026, në Quantico, Virxhinia.

EkoHigjiena

Përveç Kapitenit Shala të Policisë së Kosovës, në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 zyrtarë nga vende të tjera.

Pjesëmarrja dhe diplomimi i zyrtarëve policor, në Akademi të tilla siq është FBI-ja, tregon një arritje të rëndësishme profesionale për vet zyrtarët policorë, por edhe dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e menaxhmentit të Policisë së Kosovës për zhvillimin e personelit dhe kuadrove të saj, përmes të cilëve edhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit.

Policia e Kosovës falenderon partnerët nga ambasada e SHBA-së për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.