DYLON

Diplomati austriak Erhard Busek viziton Ministrinë e Shëndetësisë dhe Neonatologjinë në QKUK

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të festimeve të Miqësisë Austriako- Kosovare, përkatësisht mbajtjes së Ditëve të Shëndetësisë Austriako-Kosovare, sot në në Ministrinë e Shëndetësisë për vizitë ka qëndruar diplomati i shquar austriak, Erhard Busek, ish-Koordinator i Paktit të Stabilitetit i Bashkimit Evropian.
Ai është pritur nga Ministri i Shëndetësisë, z. Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët e tij, i cili e ka njoftuar z, Busek me zhvillimet aktuale në shëndetësinë e Kosovës, projektet në zhvillim, sfidat dhe planet.

Ministri Rrahmani e ka falënderuar z. Busek për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës dhe takimin kohë më parë të zhvilluar në Forumin Alpbach, duke theksuar se diskutimet në këtë forum, kanë nxitur edhe më tej bashkëpunimin kosovaro-austriak në shëndetësi dhe kanë definuar edhe disa lëmi me interes të thellimit të bashkëpunimit, në veçanti që lidhen ne kujdesin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

EkoHigjiena

Z. Busek është interesuar rreth organizimit të sistemit shëndetësore, problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet shëndetësia në Kosovë, imunizimin, shëndetin e përgjithshëm të popullatës dhe aspekte te tjerë që lidhen me edukimin shëndetësor.

Në këtë pikë, Ministri Rrahmani ka thënë se është shumë me interes bashkëpunimi në fushën e edukimit të vazhduar profesional të profesionistëve shëndetësor të gjitha niveleve, për faktin se shërbimet të cilat u ofrohen qytetarëve të vendit duhet të jenë sa më cilësore dhe të krahasueshme me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.

Ai e ka njoftuar z. Busek edhe me projektet që lidhen me investime kapitale qoftë përmes fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë apo edhe ndihmën e komunitetit të donatorëve.

Më pas, z. Busek, Ministri Rrahmani dhe Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Gani Shabani, kanë vizituar Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës ku janë pritur nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Curr Gjocaj dhe drejtoresha e kësaj klinike, Minivere Hoxha, e cila e ka njoftuar z. Busek në detaje për punën që bëhet aty, indikatorët që lidhen me shëndetin e nënës dhe fëmijës, sfidat dhe programet që zhvillon kjo klinikë.
Në këtë takim, Z. Busek dhe Ministri Rrahmani e kanë vlerësuar si një fushë me prioritet shëndetin e nënës dhe fëmijës për të mbështetur ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe, në bashkëbisedim edhe me personelin e klinikës, u theksua fakti se vdekshmëria e foshnjave në Kosovë ka shënuar rënie dhe po punohet në uljen e mëtejme të saj.

Të martën ndërkaq, do të vazhdojë aktivitetet në kuadër të Ditëve të Shëndetësisë Kosovare-Austriake, ndërsa një panel i diskutimeve në temën profesionale mjekësore, do të mbahet në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, në të cilën ekspertë të MSh-së të fushave të caktuara dhe austriakë, do të diskutojnë për tema që lidhen me shërbimet shëndetësore, edukimin dhe menaxhimin shëndetësor.

Z. Erhard Busek, është kryetar nderi i Forumit të njohur “Alpbach” që paraqet një platformë të diskutimit intelektual ku zhvillohet trashëgimia kulturore, shkencore dhe humanitare dhe ku promovohet integrimi evropian, ndërsa ai ka shërbyer si Koordinator i BE-së për Paktin e Stabilitetit; është këshilltar i Iniciativës Ekonomikë në Kosovë që nga viti 2008, ndërkohë që gjatë mandatit të tij si Ministër i Arsimit i Austrisë, mundësoi pranimin e diplomave kosovare në shkollat austriake gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.