DYLON

Diplomati amerikan Hoyt Brian Yee do të vije në Kosovë!

Avatar photo Redaksia

SHBA-të kanë vendosur të dërgojnë edhe një diplomat në Prishtinë për të kërkuar kthimin e normalitetit në institucionet e Kosovës dhe për të rikonfirmuar mbështetjen amerikane për lidershipin në vend.

Top Channel ka mësuar nga burime pranë institucioneve të Kosovës, se më 26 janar Prishtinën do ta vizitojë ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee.

EkoHigjiena

Sipas të njëjtave burime, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit deri tani ka konfirmuar takimet me përfaqësuesit e Qeverisë, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Brian Yee pritet të përsërisë qëndrimet e Sekretarit John Kerry, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Ai mësohet se po ashtu do të përsërisë kërkesat e Shtëpisë së Bardhë për uljen e tensioneve politike dhe për kthimin e opozitës në institucione, duke kërkuar që të mos të përsëriten skenat me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtat burime i kanë thënë Top Channel se diplomati amerikan do të përsërisë kërkesën që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog.

Vizita e diplomatit amerikan në Prishtinë do të ndodhë vetëm një ditë para se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi të udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.