DYLON

Dior Gërbovci vishet kuq & bardh

Dior Gërbovci vishet kuq & bardh
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Dior Gerbovci, i cili nga tani e tutje do të jetë pjesë e familjes kuqe e bardh.

Gerbovci vjen në Gjilan pas një eksperience të rëndësishme në futbollin zviceran, ku ishte pjesë e klubit të njohur GC Zürich, ndërsa në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar u paraqit në Albi Mall Superligë me fanellën e Ferizajt. Mesfushori ofensiv është gjithashtu pjesë e rregullt e përfaqësueses U21 të Kosovës, duke u konsideruar një nga talentet premtues të futbollit kosovar.

EkoHigjiena

Besimi i ndërsjellë ndërmjet klubit dhe lojtarit solli dakordësinë e dy palëve, e cila dëshmon përkushtimin e SC Gjilanit për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe me perspektivë për vitet në vijim.

“Sport Club Gjilani i uron Diorit mirëseardhje në familjen kuqe e bardhë, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe sa më shumë momente të paharrueshme me fanellën e klubit tonë”, thuhet në fund të njoftimit të skuadrës kuq e bardh.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.