DYLON

Dilni në zgjedhje dhe përmes votës, ta depononi besimin tuaj për të marr prapa shërbimin tim me përgjegjësi dhe përkushtim në dobi tuajën!

Dilni në zgjedhje dhe përmes votës, ta depononi besimin tuaj për të marr prapa shërbimin tim me përgjegjësi dhe përkushtim në dobi tuajën!
Avatar photo Redaksia

Dilni në zgjedhje dhe përmes votës, ta depononi besimin tuaj për të marr prapa shërbimin tim me përgjegjësi dhe përkushtim në dobi tuajën!

Shefik Surdulli, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit

Qytetarë të dashur të Gjilanit dhe të vendbanimeve gjithandej komunës sonë,

Miq të mi të shtrenjtë!

Tashmë jemi në fund të kësaj fushate zgjedhore, sfiduese për mua, sikur edhe për ju, si proces i një përzgjedhjeje më të mirë të përfaqësimit tuaj.

Pra, është dita e fundit, një ditë para zgjedhjeve të 12 Tetorit, kur ju, me votën tuaj vendosni për të ardhmen e komunës sonë dhe tuajën si qytetarë, për një jëtë më të mirë e me dinjitetet, po njëkohësisht edhe si taksapagues që mbushni buxhetin e komunës sonë.

Për të gjithë ju, me të cilët, gjatë kësaj periudha jam takuar, kam komunikuar në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe paraqitjet publike nëpërmjet medias dhe rrjetet sociale, për të kërkuar mbështetjen dhe besimin tuaj, shpreh me respekt të veçantë falënderimet e mia të përzemërta për pritjen e ngrohtë që më keni ofruar; vlerësimin e kontributit tim në shërbim të vendit, të komunës dhe të qytetarëve tanë, si dhe për vëmendjen që keni treguar poashtu ndaj paraqitjeve të mia zotuese, si garancë e besimit tuaj për mua.

Është fakt i padiskutueshën se secila votë e juaja ka rëndësi për mua për një mandat përfaqësimi, por pertej kësaj, vlerësimi, respekti dhe nderi që keni treguar gjatë gjithë kohës për mua, ka vlerë të jashtëzakonshme dhe do të jetojë më gjatë se sa një mandat katërvjeqar.

Edhe në këtë moment, kur tash po numërohen orët, jo më ditët, kërkoj të dilni në zgjedhje, dhe nëpërmes votës në kuti votimi, ta depononi besimin tuaj për të marr prapa shërbimin tim me përgjegjësi dhe përkushtim në dobi tuajën!

I lumtur dhe krenar që ju kam të këtillë!

Me konsideratë të lart,

i juaji,

Shefik Surdulli