DYLON

Dilema dhe zgjedhjet

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Zgjedhjet nacionale që duhet të mbahen në këtë vit mbase do të karakterizoheshin si “historike” janë plotë paqartësi, si dhe data e mbajtjes së tyre. Sigurisht kushtetuta përcakton si duhet të mbahen dhe kur mund të mbahen ato, nëse ato janë parakohshme apo në afatin  e paraparë në bazë të ligjeve aktuale. Si duket llogaritë matematikore nuk po u dalin të mira dhe tash duhet të krijohet një skenarë se mund të rrëzohet qeveria me iniciativa të partive opozitare. Mirëpo si duket edhe pozitës po i mungojnë numrat për vazhduar së qeverisur,por edhe opozitës njëashtu për rrëzimin e saj. Këtë ngërç si duket po e zmadhon edhe më shumë faktori ndërkombëtar i cili si duket nuk i parashikoj që do të ketë zgjedhje të parakohshme në Serbi. Heshtja e  këtyre të fundit i ka lënë në “lloq” vendorët.

Nuk duhet hamendësuar se kjo po ndodh dhe si duket edhe iniciativat shterpë për rrëzimin e qeverisë nuk do të kenë sukses. Parashikimet se zgjedhjet të mbahen në vjeshtë do të jenë më përafërta, se sa asaj nga do të ketë mosbesim ndaj qeverisë. Po e them këtë sepse kjo ndërlidhet edhe me zhvillimin e bisedimeve që po ndodhin në Bruksel. Kjo u pa edhe në ndryshimet të qëndrimeve të liderëve opozitarë. Reforma zgjedhore ka hasur në pengesa se si të procedohet më tutje, edhe kjo e shtyn datën e zgjedhjeve.

EkoHigjiena

Zgjedhje e përgjithshme janë plotë të papritura sepse këtu do të ndikon edhe procesi i privatizimit të postës dhe telekomit të Kosovës i cili mendoj se do të përcakton edhe fituesin e zgjedhjeve, mendoj që këtu do të testohen partitë. Privatizimi i aseteve shoqërore siç është PTK, pasuria nëntokësore qymyri mineralet, mirëqenia sociale e popullatës janë barrë e qeverive në këtë mandat.

Dilema për këtë si duket po i brengosin ata që mendojnë ti fitojnë zgjedhje, ky ishte edhe impuls në zgjedhjet komunale se populli ndëshkon mos suksesin e treguar nga sa ajo pritej. Si duket edhe kësaj herë nuk do të funksionoj retorika e përsëritur nga partitë se ofrojmë mirëqenie ekonomike dhe punësim. /2lonline/

Artan JAKUPI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.