DYLON

Dikush duhet të jep llogari!

Dikush duhet të jep llogari!
Avatar photo Redaksia

Pra ky është prioriteti i prioriteteve të premtuara për arsim në fushatën parazgjedhore. E për këtë dikush duhet të jep llogari, sepse sikur te ishin shterur të gjitha këto burime për zgjidhjen e këtij problemi, sigurisht se kishim qenë edhe ne me konstruktiv pasi që edhe ne, shumica këtu jemi mësimdhënës dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj.

Leonora Morina – Bunjaku

Jemi thellësisht te shqetësuar se si nuk e morët parasysh asnjëherë një debat publik të kërkuar me muaj të tërë nga unë personalisht dhe PDK-ja, që me të gjithë akterët e mundshëm, të kontribuonim për mbarëvajtjen e shkollës së Agrobiznesit , para se te ja vëni drynin shkollës e cila kushtoi me mbi 2 milion € investime nga DANIDA dhe komuna, në qeverisjen e kaluar.

EkoHigjiena

Pushteti aktual nuk i mori masat e nevojshme për të parandaluar mbylljen e shkollës, ju vazhdimisht potencuat zgjidhjen e këtij problemi duke braktisur objektin siç pretenduat edhe me drejtimet e gjimnazit dhe ekonomisë në paralelet në Zhegër…

Jo te gjitha komunat e kane pasur këtë privilegj, të kanë një shkollë të tillë me të gjitha kushtet e plotësuara si për zhvillimin e mësimit teorik, po ashtu edhe atë praktik. Mirëpo ja qe nuk praktikuat politikat e duhura zhvillimore për ta avancuar por vetëm për ta degraduar.

Ju si institucion sa herë kërkuat ndihmë dhe sa herë e keni njoftuar ministrin e arsimit se kjo shkollë po rrezikohet të mbyllet ? – Ju sa here keni mbajtur takime apo debate publike me komunitetin e asaj lagje për të i vetëdijesuar për rëndësinë e saj? – Ju çfarë mbrojtje dhe siguri ju keni ofruar atyre nxënësve dhe mësimdhënësve? – Ju çfarë transporti ju keni ofruar dhe krejt në fund sa herë keni organizuar dhe çfarë keni bërë për t’i vetëdijesuar qytetarët për rëndësinë e shkollës së Agrobiznesit e cila me përfundimin e saj do te ja mundësonte qytetarëve punësimin dhe në të njëjtën kohë do ta ulte shkallen e papunësisë dhe do ta mundësonte ngritjen e zhvillimit ekonomik.

Ju realisht keni ndihmuar duke i hapur edhe dy paralele në shkollën e mjekësisë në vazhdimësi, duke shtuar numrin e nxënësve në drejtime të tjera pa kurrfarë kriteri.

Në të njëjtën kohë, më së shumti keni punësuar militantë në arsim dhe tani se fundi bartja e tyre ne shkollën teknike ka vështirësuar mbarëvajtjen e procesit edukativ dhe arsimor sepse tani aty punohet prej dy ndërrimeve në tre, prej orës 45min-30min.

Pra ky është prioriteti i prioriteteve të premtuara për arsim në fushatën parazgjedhore. E për këtë dikush duhet të jep llogari, sepse sikur te ishin shterur të gjitha këto burime për zgjidhjen e këtij problemi, sigurisht se kishim qenë edhe ne me konstruktiv pasi që edhe ne, shumica këtu jemi mësimdhënës dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj.

/autorja është anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo është fjala e saj në seancën e fundit të Kuvendit për çështjen e shkollës bujqësore në Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.