Ish portieri i skuadrës së Gjilanit, Enver Sermaxhaj, tani e tutje do ta ushtrojë rolin e trajnerit të portierëve në skuadrën e Gjilanit. Ai kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Gjilanit, ku nga viti 2000 e gjerë në vitin 2010, ishte pjesë e kuq e bardhëve dhe ndër ato vite kishte bartur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.
“Sermaxhaj në skuadrën e Gjilanit vije pas vendit të lënë bosh nga ish trajneri, Afrim Ajdini, i cili më nuk do të jetë pjesë e shtabit teknik të Gjilanit, me këtë rast klubi e falënderon për kontributin e dhënë ndër vite për Gjilanin”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE.com/