DYLON

Dikenou i dorëzon letrat kredenciale Jahjagës

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim, Kwami Christophe Dikenou, ambasador i Togos në Berlin, jorezident për Kosovën, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Jahjaga e uroi ambasadorin Dikenou për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e misionit të tij si ambasador jorezident në Prishtinë. Ajo theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Shtetin e Togos.

EkoHigjiena

Ambasadori Dikenou, shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo fushë me interes dypalësh dhe miqësinë midis dy popujve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.