DYLON

Dihet përbërja e KPF-së

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Në mbledhjen e parë të Komitetit për Polikë e Financa , trupë kjo e Kuvendit komunal të Vitisë, janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash Pasqyrat Financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2013, propozim vendimi për  caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës-Komandant Karadaku në parcelën kadastrale nr 2496-3 Z.K Viti, si dhe propozim vendimi për formimin e këshillit komunal për siguri në bashkësi.

 Ndonëse sot u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa , kryesuesi i këtij komiteti Naim Pira, prezantoj përbërjen e KPF-së  në këtë përbërje: LDK-  Naim Pira, Ali Bajrami dhe Sami Demelezi, PDK-Daut Xhemajli dhe Bekim Azizi,  AAK-Visar Demiri  si dhe VV-Baki Nebiu.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj mbledhje  anëtarët e këtij komitetit  pasi i kanë shqyrtuar pikat e rendit të ditës  duke dhënë propozimet dhe vërejtjet e tyre i kanë aprovuar me shumicë votash Pasqyrat Financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2013, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës i njohur si Komandant Karadaku në parcelën kadastrale nr 2496-3 Z.K Viti, si dhe propozim vendimi për formimin e këshillit komunal për siguri në bashkësi.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.