(2LONLINE) – Në mbledhjen e parë të Komitetit për Polikë e Financa , trupë kjo e Kuvendit komunal të Vitisë, janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash Pasqyrat Financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2013, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës-Komandant Karadaku në parcelën kadastrale nr 2496-3 Z.K Viti, si dhe propozim vendimi për formimin e këshillit komunal për siguri në bashkësi.
Ndonëse sot u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa , kryesuesi i këtij komiteti Naim Pira, prezantoj përbërjen e KPF-së në këtë përbërje: LDK- Naim Pira, Ali Bajrami dhe Sami Demelezi, PDK-Daut Xhemajli dhe Bekim Azizi, AAK-Visar Demiri si dhe VV-Baki Nebiu.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e këtij komitetit pasi i kanë shqyrtuar pikat e rendit të ditës duke dhënë propozimet dhe vërejtjet e tyre i kanë aprovuar me shumicë votash Pasqyrat Financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2013, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës i njohur si Komandant Karadaku në parcelën kadastrale nr 2496-3 Z.K Viti, si dhe propozim vendimi për formimin e këshillit komunal për siguri në bashkësi. /2lonline/