Sot në Nion është bërë tërheqja e shortit për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Barcelona do të takohet me Atletico Madridin, Real Madridi do të vihet përballë Borussia Dortmundit, Paris Saint Germain do të ketë punë me Chelsean, derisa skuadra kampione në fuqi Bayern Munich do të luajë kundër Manchester Unitedit.
Për futbolldashësit shqiptarë pa dyshim vëmendjen më të madhe e zgjon dueli ndërmjet Bayernit dhe Manchester Unitedit, për shkak të përballjes së dy yjeve shqiptare, Xherdan Shaqiri e Adnan Januzaj. Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 1 e 2 prill dhe ato të kthimit më 8 e 9 prill, derisa tërheqja e shortit për gjysmëfinale do të bëhet më 11 prill. Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 22/23 e 29/30 prill, kurse finalja e madhe më 24 maj në Lisbonë.