DYLON

Digjitalizimi i sistemit noterial të Republikës së Kosovës, drejt finalizimit

Digjitalizimi i sistemit noterial të Republikës së Kosovës, drejt finalizimit
Avatar photo Redaksia

Me qëllim mundësimin e qasjes së noterëve në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës përmes sistemit digjital, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu.

Përmes këtij memorandumi bëhet përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimi i lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektive me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë.

EkoHigjiena

Digjitalizimi i sistemit noterial në Kosovë do të mundësojë harmonizimin e të gjitha procedurave të brendshme në një sistem të centralizuar e të ndërlidhur që mundëson qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.